Telegrafi

Bajrami i lumtur me golin dhe fitoren: Me Sylvinhon luaj në pozitën e preferuar

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore me rezultat komod 2-0 ndaj Moldavisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku Jasir Asani dhe Nedim Bajrami realizuan golat e fitores.

Një nga futbollistët më të mirë në fushë ishte padyshim Nedim Bajrami, që bëri një nga paraqitjet më të mira prej se është pjesë e kuqezinjve.

Pas ndeshjes Bajrami tha se është i lumtur me tre pikët, por edhe me golin e parë.

Lexo po ashtu Shqipëri 2-0 Moldavi, notat e lojtarëve: Bajrami, Ismajli e Ramadani më të mirët

“Jemi të lumtur që fituam dhe për golin e parë me Shqipërinë, kemi rrugë para dhe jemi një skuadër që besojmë dhe japim maksimumin. Edhe në ndeshjen e parë me Poloninë luajtëm mirë, mungoi goli, por tani fituam. Vëmendja shkon te ndeshja e radhës në udhëtim ndaj Ishujve Faroe”.

“Pozicioni në fushë, luani aty ku dëshironi në skemën 4-2-3-1? Është pozicioni im i preferuar, tani duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të shënoj sërish”.

“Futbolli kështu e ka, tani është Sylvinho në stol dhe luaj në pozicionin e preferuar me skemën e preferuar. Erdhi edhe goli dhe shpresoj që të shënoj sërish”, u shpreh Bajrami. /Telegrafi/