Site icon Telegrafi

Bajrami e pyet Kurtin për ministrin Çeku që ia ndau qindra mijëra euro OJQ-së që e themeloi vetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti.

Bajrami në një postim në Facebook, tha se Kurti duhet të ketë “një troh dinjitet”, që të deklarohet rreth dy rasteve të fundit në Ministrinë e Kulturës, ku iu dhanë qindra mijëra euro një OJQ-je që e ka themeluar vetë Hajrulla Çeku dhe një OJQ-je tjetër ka lidhje me motrën e deputetit të VV-së, Artan Abrashi.

“Sot Albin Kurti paska lavdëru Ministrinë e Kulturës!!! Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së”|.

“Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?”.

“Çka mendon Kurti Kyreminister sot për këto dy raste? Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet”, shkroi Bajrami.

Exit mobile version