Site icon Telegrafi

Bajrami: Këmba e shqiptarit shkeli për herë të parë në Lindjen e Mesme, në kohën e Dukagjinëve

Teologu Mustafë Bajram tha se në bazë të asaj që disponohet me dokumente, këmba e shqiptarit e shkelë për herë të parë në Lindjen e Mesme, ka qenë në kohën e Dukagjinëve.

Mirëpo, ai u shpreh se ka një teori të tij në lidhje me këtë çështje, duka thënë se kontaktet e shqiptarëve me Lindjen e Mesme kanë filluar shumë më herët sesa kur ata kanë fizikisht kanë depërtuar atje.

“Sipas asaj që disponohet me dokumente, këmba e shqiptarit e shkelë për herë të parë në Lindjen e Mesme, si shqiptar në kohën e Dukagjinëve, që i bie aty përreth plus, minus e kohës kur ka jetuar Skenderbeu”.

“Megjithatë, e kam një koncept timin, një teori timen se kontaktet e shqiptarëve me Lindjen e Mesme fillojnë shumë më herët sesa kur shqiptarët fizikisht fillojnë të depërtojnë dhe të akomodohen në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai, në Klan Kosova.

Exit mobile version