Telegrafi

Bajrami: Duhet të jemi më të zgjuar për mos të pranuar gola të tillë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një humbje të papritur nga Izraeli në Air Albania me rezultat 1-2.

Kuqezinjtë ishin favorit për ta fituar ndeshjen, madje edhe ishin në epërsi nga pjesa e parë, por në fund nuk morën asnjë pikë nga kjo përballje.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Shqipërisë, Nedim Bajrami foli pas ndeshjes për humbjen e pësuar.

Anëtari i Empolit u shpreh se në pjesën e dytë nuk u futën mirë dhe se duhet të jenë më të zgjuar për mos t’i pësuar golat.

Humbja: “Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, pjesën e dytë nuk u futëm shumë mirë. Pastaj pësuam dy gola shumë shpejt. Duhet të jemi më të zgjuar e të mos i pësonim ato gola”.

Skuadra me ty është më sulmuese: “Pas ndeshjes që kemi humbur nuk e di, besoj se gjithë skuadra ka bërë pjesën e saj, por nuk e di”.

Pse u zëvendësove? “Nuk e di pse, trajneri e bëri atë zëvendësim. Isha fizikisht mirë dhe isha gati për ta vazhduar ndeshjen”, deklaroi Bajrami. /Telegrafi/