Kryetari i Komisionit për vëzhgimin e parregullsive zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike të RMV-së, prokurori Xhelal Bajrami, pas përfundimi të procesit zgjedhor tha se deri në këtë moment në Prokurori dhe deri në MPB nuk është paraqitur ndonjë ankesë për rastin në Studeniçan, ku një vendvotim sot në mëngjes nuk është hapur.
“Duhet në mënyrë juridike të konfirmohet se personi nuk e ka hapur derën. Deri më tani deri në MPB dhe Prokurori nuk është paraqitur ndonjë ankesë për këtë rast dhe nëse konfirmohet faji, sigurisht se do të ndërmerren aktivitet nga ana jonë”, tha Bajrami.
Bajrami tha se, në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë të rregullt, me disa përjashtime.
Gjatë ditës së sotme në Prokurori është paraqitur një rast nga qytetarë ku në komunën e Gjorçe Petovit është vërejtur një furgon nga i cili bëhej thirrje për bojkot të zgjedhjeve.
Nga Prokuroria presin që në periudhën në mes dy rretheve zgjedhore, si dhe në ditën e zgjedhjeve të kalojë si deri më tani./Telegrafi/