Telegrafi

Bajram: Si Zoran Zaev nuk kam parë (Video)

Ne seancën e deputetëve për pyetje dhe përgjigje ndaj ministrave, fjalë nga foltorja ka marrë edhe deputeti rom, Amdi Bajram.

Ai ka thënë se të varfërit nuk kanë para për t’u shëruar në Maqedoni dhe për këtë ka kërkuar nga kryeministri Zaev për të gjetur zgjidhje.

Zaev nga ana tjetër i është përgjigjur se shërimi dhe varrimi i të varfërve nga shteti është një ndër qëllimet e kësaj qeverie, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bajram në fund e ka lavdëruar kryeministrin Zaev për përgjigje të shpejtë.

”E falemnderoj kryeministrin. Deri tani kryeministrat nuk më janë përgjigjur në tre pyetje. Saktë, ju kujdeseni për qytetarët. Jam shumë falemnderues ndaj jush”

Bajram ka qenë edhe pjesë e shumicës së kaluar parlamentare që udhëhiqej nga OBRM-PDUKM-ja. /Telegrafi/