Site icon Telegrafi

Bajram drejt largimit nga Empoli, interesim për të në Itali dhe Gjermani

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami do të largohet nga Empoli pas tri viteve të kaluara tek kjo skuadër italiane.

Mesfushori shqiptar ka pasur një sezon mjaftë të mirë me klubin italian dhe interesimi nga skuadrat e tjera për të nuk mungon.

Reprezentuesi shqiptar ka zhvilluar 38 ndeshje mes kampionatit dhe kupës së Italisë, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Fiorentina dhe Sassuolo prej kohësh janë në gjurmët e shqiptarit dhe duan transferimin e tij.

Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra gjermane Hertha Berlin që po monitoron situatën e Bajramit.

Empoli është gati ta shes yllin shqiptar, por po pret që nga largimi i tij të fitojë 10 milionë euro.

23-vjeçari para se t’i bashkohej Empolit karrierë ka bërë në Zvicër tek skuadra më e madhe helvetike, Grasshopper. /Telegrafi/

Exit mobile version