Telegrafi

Bajraktaraj kampion Evrope në bodybuilding dhe fitnes, Krasniqi nënkampion

(Foto: Facebook/KOK)

Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në bodybuilding dhe fitness në kategorinë -85 kg.

Këtë sukses ai e arriti në Kampionatin Evropian, i cili është mbajtur në Santa Sussana të Spanjës.

Sukses të madh ka arritur edhe Betim Krasniqi, i cili u shpall nënkampion, në kategorinë -75 kg.

Po ashtu, Flamur Rexhaj, doli i katërti në -100 kg, derisa Granit Kuleta i gjashti në -95 kg.