Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për deformim të Kushtetutës.
Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kur Thaçi dhe PDK dilnin të parët në zgjedhje, thonin se pa të parin s’ka qeverisje, e tash që nuk janë të parët thonë se s’ka rëndësi i pari.
“Sa kohë Hashim Thaçi dhe PDK dilnin të parët në zgjedhje, këta thonin se pa të parin s’ka qeverisje sepse nuk e lejon Kushtetuta. Tani që s’janë të parët thonë se s’ka rëndësi i pari sepse janë një shumicë e stisur parlamentare dhe një president që e deformon Kushtetutën, ata që vendosin me “vullnetin e tyre”, kundër vullnetit të popullit”, ka shkruar Bajqinovci. /Telegrafi/