Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi të bërë në Facebook i ka reaguar PDK-së, të cilët kanë akuzuar Glauk Konjfucën, që sipas tyre ai po e mbron organizatën terroriste “Syri i Popullit”.
Bajqnovci ka thënë se me Glauk Konjufcën po merret pronto partia transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se shembulli i Konjufcës është i paarritshëm dhe i pakuptueshëm për PDK-në, duke shtuar se PDK nuk mund të paramendojë qëndrimin e shërbimin në politikë, pa bindjet se në politikë duhet vjedhur.
“Shembulli,i Glaukut për ju, është i paarritshëm dhe besoj i pakuptueshëm. Ju s’mund ta paramendoni qëndrimin e shërbimin në politikë, pa bindjet tuaja se në politikë duhet vjedhur. Glauku e sheh politikën e drejtësinë në shërbim të interesave vitale të kombit e të shtetit, jo ndaj vetës. Ai me thjeshtësinë e tij, dijen e tij, dashninë për vendin ja ka dalë të ju nxjerrë ju ende më shumë si mujsharë e të babëzitur”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
“Kush po merret me Glaukun?
Pronto partia, që përgjatë qeverisjes së saj, sajoi pronto drejtësinë, për kohë të gjatë, me instrumentet e shtetit të kapur, zhvilloi sistemin e zhvatjes e vjedhjes në shtet, në mënyrë kapilare. Përveç kësaj, ata paturpësisht, dilnin e denonconin në publik ato vepra korruptive që i kishin zhvilluar vet. Emërojnë dhe mbajnë në detyrë njeriun e lejeve të ndërtimit në Badovc, nga ana tjetër, thërrasin seancë për kinse kundërshtimin e këtij projekti. E kthejnë korrupsionin në mjet të vetëm për funksionim të tyre, si njerëz të babëzitur (pangopshëm me hajni) dalin pastaj thonë “ne do ta luftojmë korrupsionin”. Dënojnë pa prova, përmes prokurorive e gjykatave të kapura, njerëz të dëshmuar si të ndershëm e atdhetar, dalin më pas akuzojnë të tjerët si të lidhur me “të dënuar” nga “drejtësia” që ata vet e urdhërojnë. Përtej kredibilitetit të këtyre pronto zhvillimeve, ku kanë parë këta matrapazë mesjetarë, të mbahet përgjegjës dikush, qoftë edhe politikisht e publikisht, mbi baza të lidhjeve familjare e farefisnore. Përveç mesjetës ku këta tribalë jetojnë, bota e vlerave ku punojmë t’i përkasim, përgjegjësinë e trajton si individuale.
Shembulli,i Glaukut për ju, është i paarritshëm dhe besoj i pakuptueshëm. Ju s’mund ta paramendoni qëndrimin e shërbimin në politikë, pa bindjet tuaja se në politikë duhet vjedhur. Glauku e sheh politikën e drejtësinë në shërbim të interesave vitale të kombit e të shtetit, jo ndaj vetës. Ai me thjeshtësinë e tij, dijen e tij, dashninë për vendin ja ka dalë të ju nxjerrë ju ende më shumë si mujsharë e të babëzitur.
Kosova po ju njeh mirë. Kot e keni, nuk e mashtroni asnjë njeri në këtë vend. Populli e di se jeni fatkeqësia e tij pas lirisë së Kosovës”./Telegrafi/