Site icon Telegrafi

Bajqinovci: Abdixhiku kopje e dobët e Kurtit, le ta marrin Manxhukën që të bëhen më origjinal

Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci ka komentuar “luftën” me video mes pozitës dhe opozitës.

“LDK publikoi një video për çmime të produkteve që ishte një kopje e keqe e videove tona. Edhe kryetarin e kanë kopje shumë të dobët të Albinit. Unë madje ju them se mund ta marrin Arlind Manxhukën për nja dy muaj që të jenë më origjinal. Janë shumë të dobët në ato kopjime”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Bajqinovci thotë se LDK jep shumë shifra por nuk tregon precizitet se ku mund ta gjejnë buxhetin.

Ai thotë se për të bërë video kundër Vetëvendosjes duhet pasur fakte e që sipas tij nuk mund të gjejnë.

“Duhet të vjedhësh për të paraqitur dikë si hajn. Ata nuk mund të në shfaqin neve të tillë”.

Deputeti i shumicës thotë se dallimi është i çartë mes videove që prodhon LVV dhe të tjerët sa i përket luftës politike.

Ndryshe, Arlind Manxhuka është zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/


Exit mobile version