Site icon Telegrafi

Baily: SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë

Ministri i Drejtësisë, Bylent Saliu sot pati takim me ambasadorin e SHBA-së, Jess Baily, ku u bë fjalë për reformat që duhet të ndërmerren nga ana e Qeverisë, reformat që duhet ta çojnë vendin drejt efikasitteit të shtuar, transparencës dhe zbatimit të ligjit dhe integrimit euro-atlantik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Saliu i shprehu falënderim Bayl-it dhe Qeverisë së SHBA-së për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e sistemit të drejtësisë në Maqedoni.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Saliu ka shprehur dëshirë që bashkëpunimi dhe ndihma nga SHBA-ja të vazhdojë edhe në të ardhmen gjatë procesit të përforcimit të sundimit të së drejtës, përforcimit të pavarësisë së gjyqësisë dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë, njofton AIM.

Ambasadori Baily e uroi ministrin Saliu për emërimin e tij në funksionin e ri, duke e cekur mbështetjen të cilën SHBA-ja ia ka dhënë Republikës së Maqedonisë në sferën e jurisprudencës. Baily shfaqi bindje se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Maqedonisë në procesin e zhvillimit të sistemit të drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version