Site icon Telegrafi

Baily: Nuk ka twitter luftë, por një gazsjellës rus nuk do të sjellë ajër të pastër (Cicërimë)

Reagimet e ndryshme të Ambasadave të SHBA-ve dhe të Federatës Ruse në lidhje me çështjen e ndotjes së ajrit në Shkup, shifrat e të cilës e ranguan këtë qytet si më të ndoturin në botë bënë që pas shkrimit në Twitter të kryetarit të Diasporës së bashkuar maqedonase, Meto Kolloski se “Ka filluar një twitter luftë ndëmjet ambasadave të SHBA-ve dhe Rusisë për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup”, sërish të reagojë ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily.

Lexo po ashtu Ambasada Ruse i përgjigjet Ambasadës Amerikane për ndotjen e ajrit në Shkup (Cicërimë)

Baily në rrjetin social Twitter u përgjigj: “Nuk ka twitter luftë. Ne pyetëm qytetarët e Maqedonisë një pyetje në lidhje me hapat që duhet të ndërmerren për pastrimin e ajrit. Një gazsjellës rus nuk do ta bëjë këtë gjë. SHBA-të përkrahin dëshirën e Maqedonisë për të sjellur gaz në qytetet e Maqedonisë dhe një shumëllojshmëri të furnizimit me gaz në Maqedoni dhe Evropë”./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version