Eric Bailly mund të vazhdoj karrierën në Serie A, më saktësisht tek skuadra e Milanit.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, pasi nuk është në planet e klubit anglez.
Kontrata e Baillyt skadon në verën e vitit 2020 dhe Manchester United e ka nxjerrë atë në shitje.
Rossonerët janë duke e shikuar mundësin e transferimit të Baillyt, derisa janë gati të shpenzojnë 25 milionë euro për të.
Milani nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me mbrojtësin afrikan, pasi ka skuadra tjera të interesuara për të.
Arsenal, Real Madrid dhe Olympique Lyon gjithashtu kanë shprehur interesim për 25-vjeçarin. /Telegrafi/