Telegrafi

Bailey kërkohet nga skuadrat e mëdha angleze dhe ato italiane

Leon Bailey . (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)

Leon Bailey mund të jetë një tjetër yll i madh që do ta braktis Bayer Leverkusenin gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi i talentuar nga Xhamajka ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane, kryesisht nga ato angleze e italiane.

22-vjeçari ka zhvilluar 28 takime këtë edicion me fanellën e ‘Aspirinave’ teksa ka realizuar shtatë gola e ka bërë dy asistime.

Leon Bailey. (Photo by Ronald Wittek/Pool via Getty Images)

Leverkusen mund ta humbas yllin e tyre, pasi ai kërkohet nga Arsenal dhe dy gjigantët e Manchesterit, City e United.

Por për anësorin këmbëshpejtë interesim kanë shprehur edhe skuadrat italiane si Inter, Roma dhe Napoli.

Leverkusen mund ta lejoj largimin e yllit të tyre nëse vije një ofertë prej 35 milionë eurove.

Kujtojmë që xhamajkani ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2023, ndërsa ai është pjesë e kësaj skuadre që nga vera e vitit 2017. /Telegrafi/