Site icon Telegrafi

Bahtiri uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar disa shkolla të qytetit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë.

Fillimisht Bahtiri ka vizituar gjimnazin “Frang Bardhi”, ku u priten nga drejtoresha e kësaj shkolle, Zybejde Gogoli-Latifi për të parë nga afër të gjitha përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Kryetari Bahtiri uroi të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e ri shkollor duke shpresuar për një vit të mbarë e më plotë suksese.

“Uroj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për këtë vit të ri shkollor, vit ky mjaftë sfidues jo vetëm për vendin tonë për të gjitha vendet anë e kënd botës. Sot janë hapur të gjitha dyert e shkollave, andaj shpresoj për një bashkëpunim të afërt në mes të mësimdhënësve e nxënësve në rritje të njohurive dhe marrjen e diturive të duhura”, shtoi Bahtiri.

Ai më tutje ka kërkuar që të respektohen të gjitha rekomandimet e dhëna sipas Udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit, për ruajtje të shëndet të fëmijëve, dhe të punohet me zell të madh në edukimin e këtyre gjeneratave të cilët janë e ardhmja e vendit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version