Pas prishjes së koalicionit qeverisës AKR-LDK në komunën e Mitrovicës, aktualisht kjo komunë ka mbetur nën udhëheqjen e një partie, Aleancës Kosova e Re.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri në një prononcim për Telegrafin tha se tash e tutje do të punojnë pa u ndalë asnjëherë.
“Tash e mbas do të punojmë pa u ndal, AKR është e përgjithshme me udhëheq në krejt Kosovën, e jo një komunë”, tha shkurt Bahtiri.
AKR dhe LDK ishin në koalicion në zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin, LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në.
LDK pritet të mbajë sot një konferencë për media lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/