Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili nga AKR ka aderuar së fundi në Vetëvendosje, ka thënë se s’do të ketë sonte një koalicion me LDK-në.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Përfundimisht u konfirmua se nuk ka asnjë koalicion mes partive kryesore, gjë që i garanton fitoren madhështore Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ai.
Bahtiri beson se qytetarët do ta votojnë Albin Kurtin për Kryeministër.
“Kosova tashmë e ka Kryeministrin në ardhje, që po e mbështesin qytetarët më shumë se gjithsecilin para tij. Urime Albin Kurti, Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës”, ka thënë Bahtiri, njofton Telegrafi.