Site icon Telegrafi

Bahtiri reagon pas arrestimeve në OVL-UÇK: Ata që e kanë votuar Specialen duhet të ndihen të turpëruar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas bastisjes dhe arrestimeve që hetuesit e Speciales kanë bërë në zyrat e OVL-UÇK-së.

Bahtiri ka thënë se ata që e kanë votuar Specialen duhet të ndihen të turpëruar, transmeton Telegrafi.

“UÇK-ja është krenaria e Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar, falë luftës së lavdishme dhe të pastër që bëri kundër okupatorit serb ne sot gëzojmë lirinë. Ata që e inicuan dhe votuan Gjykatën Speciale, duhet të ndihen të turpëruar”, është shprehur Bahtiri në një postim në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se beson në drejtësi dhe që pjesëtarët e UÇK-së, do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, duke u kthyer faqebardhe në vendin tonë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme hetuesit e Speciales kanë bastisur zyrat e OVL-UÇK-së, ku më pas kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version