Telegrafi

Bahtiri: Për shkak të tekeve të Isa Mustafës po vuan LDK-ja

Agim Bahtiri ka hedhur akuza ndaj Isa Mustafës për mos shqyrtim të ofertës së pranuar nga Vetëvendosje.

Bahtiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se për shkak të tekeve të Isa Mustafës po vuan gjithë LDK-ja.

“Si është e mundur që shkon letra te Kryetari i Partisë (Isa Mustafa) dhe ai thotë se nuk do të shqyrtojmë atë letër. Pse të mos merr mendimin edhe së paku të tre nënkryetarëve të kësaj partie”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryatari i Mitrovicës ka thënë se në LDK kanë frikë që propozimin e Vetëvendosjes për koalicion ta dërgojnë në Këshillin e Përgjithshëm pasi aty shumica e anëtarëve do ta përkrahnin koalicionin LVV-LDK.

Bahtiri ka thënë se megjithatë Albin Kurti do të bëhet kryeministër dhe sipas tij partneri mbetet LDK.

Lexo po ashtu Bahtiri: LVV deshi ta propozojë Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit ditën kur u zgjodh Konjufca

Ai ka thënë se nuk ka njeri në Vetëvendosje që është kundër koalicionit me LDK-në./Telegrafi/