Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se LVV-ja në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të fitojë 15 komuna.
Gjatë debatit në RTV Dukagjini, Bahtiri ka thënë se Mitrovicën do ta fitoj pa balotazh.
“Në Mitrovicë do ta fitojë me 65 për qind”, tha Bahtiri.
Ai shumicën e komunave Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë pa balotazh.
Sipas Bahtirit, LVV do të fitoj komunat: Mitrovicën, Prishtinën, Podujevën, Ferizajn, Istogun, Gjakovë, Gjilanin, Kamenicën, Vushtrrinë, Lipjanin, Fushë Kosovën, Kaçanikun, Vitinë, Prizrenin, Suharekën.
Sipas tij, në balotazh do të shkojnë në Suharekë, por do ta fitojnë, ndërkaq tha se po ashtu edhe në Obiliq dhe Rahovec do të shkojnë në balotazh.
“Mos u merrni me Mitrovicën, se Mitrovicën e fitoj pa balotazh. Janë do prognoza këtu që kanë thënë që kurrë në nivel qendror nuk do të jetë mbi 50 për qind”, tha Bahtiri gjatë debatit. /Telegrafi/RTV Dukagjini/