Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka drejtuat sot mbledhjen e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale, ndërsa ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjithë.
Në këtë mbledhje, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, njoftoi ekzekutivin lidhur me Panairin e Punës i cili në Mitrovicë do të mbahet më datën 12 prill 2019 në sallën e sporteve “Minatori”, ku tha se Panairi do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe nga ana e komunës do të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për një organizim sa më të mirë.
Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, njoftoi bordin se është duke u punuar për respektimin e orarit të punës të subjekteve afariste, ku me këtë rast kanë ndërmarrë aksion për mbylljen e lokaleve të cilat nuk e respektojnë orarin e punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014 dhe mbylljen e lojërave të fatit të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pa licencë.
Nga ky aksion, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se gjatë vikendit janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 3 mega markete, 2 barnatore, 15 bastore dhe 2 kazino.
Ai më tutje ka thënë se ky aksion do ë vazhdojë edhe ne ditët e ardhshme derisa të zbatohet Rregullorja komunale në fuqi.
Bahtiri ofruar mbështetjen e tij që komuna e Mitrovicës të funksionoj me rregulla evropiane ku dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjithë.