Site icon Telegrafi

Bahtiri jep në shfrytëzim pesë vetura zyrtare stacionit të Policisë në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, sot ka dhënë në shfrytëzim pesë vetura zyrtare të Komunës së Mitrovicës për stacionit Policor në Mitrovicë, për të menaxhuar situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Në njoftim thuhet se “këto automjete janë dhënë me qëllim të lehtësimit të punës, përcjelljen dhe monitorimin e gjendjes në teren të zyrtarëve policor, të cilët janë duke kryer punë të shkëlqyeshme për menaxhimin sa më të mirë të kësaj pandemie”.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar policinë për punën që po e bënë në kohën e pandemisë.

“Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time dhe në emër të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme që po bëni dhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, të cilët në këto ditë të pandemisë po punojnë edhe me orare të zgjatura për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri. /Telegrafi/

Exit mobile version