Telegrafi

Bahtiri dërgon telegram ngushëllimi për familjen Behrami, ndan 2000 euro

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të riut, Visar Behrami i cili u gjend pa shenje jetë në shembjen e një pjese të objektit të ish-hotel “Adriatiku”.

Në një njoftim për media, thuhet se në shenjë solidarizimi kryetari Bahtiri do të ndajë shumën prej 2000 euro nga buxheti i tij personal.

“Qytetarët e Komunës së Mitrovicës me pikëllim dhe dhembje morën lajmin për aksidentin që i mori jetën djalit tuaj, Visarit. Për humbjen e djalit, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, andaj në shenjë solidarizimi me dhimbjen tuaj nga buxheti im personal do të ndajë shumën prej 2000 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Ndajmë me ju dhimbjen e madhe”, thuhet në njoftimin nga komunë e Mitrovicës.

Ndryshe, telegram ngushëllimi familjarëve të Visarit, në emër të anëtarësisë së gjerë të LDK-së në Mitrovicë ka dërguar edhe kryetari i kësaj dege, Safet Kamberi. /Telegrafi/