Telegrafi

MAPL ia ndali iniciativën për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri bën thirrje për inicim të peticionit

Kuvendi Komunal i Mitrovicës më datën 30.11.2018 ka miratuar konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit Nr./ L-041 për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

Lexo po ashtu Bahtiri paralajmëron peticion të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës

Në njoftim thuhet se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitime.

Pas kësaj, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, personaliteteve të shquara dhe medieve të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët më datën 21.12. 2018 në ora 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. /Telegrafi/