Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare, pasi vota e deputetit Etem Arifit nuk ishte legjitime.
Bahtiri ka thënë se “Albin Kurti po vjen, po vjen për të qëndruar gjatë si Kryeministër i Kosovës”, transmeton Telegrafi.
“Kosova shumë shpejtë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe njëherë e mirë qytetarit të Republikës tonë do t’i kthehet dinjiteti. Të dashurit e mi, fushata zgjedhore tashmë ka filluar, ju ftoj që të bëhemi bashkë si kurrë më parë, t’i bashkojmë forcat tona dhe t’i japim Kosovës kahjen e duhur me Albin Kurtin Kryeministër. Mitrovica me Albinin”, thuhet në reagimin e Bahtirit.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. /Telegrafi/