Telegrafi

Bagirov: Po vërehet zhvillim në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev, sot realizoi takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Maqedoni, Faik Bagirov, i cili në emër të kryeministrit të Azerbajxhanit, solli letër urimi për Zaevin për pozitën e kryeministrit.

“Admiroj ndryshimet që po ndodhin në vend, po vërehet zhvillim në Maqedoni”, ka thënë ambasadori Bagirov në takim me Zaevin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tregoi interes për bashkëpunim me Maqedoninë, veçanërisht në planin ekonomik, duke theksuar se ka disa biznesmenë nga Azerbajxhani që shihen si investues potencial në Maqedoni.

Zaevi u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Azerbajxhanin dhe theksoi se do të angazhohet në zhvillimin e mëtejmë të tregtisë, ekonomisë, energjetikës dhe turizmit mes dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve./Telegrafi/