Ka ardhur koha që Akademia Britanike të shpërblejë më të mirët e artit me Çmimet BAFTA 2025, një ceremoni për të shpërblyer produksionet më të mira në film dhe televizion.
Siç ka qenë zakon, disa statuja i jepen edhe punës hollivudiane, si shenjë e bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve.
Me gati 80 vjet traditë, këtë të diel, më 16 shkurt, Akademia Britanike do të shfaqë premierë kategorinë e filmit më të mirë për fëmijë dhe familje.
Presenting…
Your Presenters for the EE BAFTA Film Awards 2025 💫 pic.twitter.com/2KLzUT6xmp
— BAFTA (@BAFTA) February 15, 2025
Sipas fjalëve të vetë organizatës, qëllimi është “të shpërblehen filmat më të mirë që tërheqin audiencën ndër breza”.
Që nga viti 2023, ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Londër, Angli në Royal Festival Hall në Southbank Center.
Vlen të kujtojmë se më parë çmimet BAFTA u mbajtën në Royal Albert Hall. Në këtë edicion të ri ka shumë pritje për të parë se cilët do të jenë fituesit e natës.
Filmat kryesorë të nominuar janë “Conclave” me 12 nominime, “Emilia Perez” me 11 dhe “The Brutalist” me nëntë.
The one and only David Tennant ✨
Your host for the EE BAFTA Film Awards 2025. Tune in Sunday 16 February at 7pm GMT on BBC One and iPlayer 👀
📸 Zoe McConnell#EEBAFTAs #DavidTennant #BAFTA pic.twitter.com/i927E4Lhhe
— BAFTA (@BAFTA) February 4, 2025
“Anora”, “Dune” dhe “Wicked” kanë secili nga shtatë, ndërsa “A Complete Unknoën”, “Kneecap” secili kanë nga gjashtë, si dhe “Nosferatu” dhe “The Substance” me nga pesë.
Për sa i përket aktorëve dhe aktoreve, Ralph Fiennes është favoriti për të marrë kategorinë e aktorit më të mirë (Conclave) dhe Demi Moore si aktorja më e mirë (The Substance).
Ceremonia do të zhvillohet të dielën e 16 shkurtit në orën 19:00 me orën lokale. Për bregun lindor të Shteteve të Bashkuara do të jetë në orën 14:00 dhe 11:00 me orën e Paqësorit.
Ngjarja mbahet në Royal Festival Hall në Southbank Center të Londrës.
Shikuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund ta ndjekin ceremoninë e ndarjes së çmimeve përmes kanalit BritBox, ndërsa në Angli do të jetë në BBC One. /Telegrafi/