Telegrafi

Badelj gjithnjë e më afër Romës

Roma është hedhur e gjitha në sulm për t’i siguruar shërbimet e Milan Badelj.

Mesfushori kroat është duke kaluar ditët e fundit te Fiorentina pasi ka paralajmëruar largimin.

Ai është në vitin e tij të fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar propozimin për rinovim nga klubi vjollcë.

Kësisoj Roma dhe Fiorentina kanë filluar bisedimet për transferimin e Badelj në janar.

Klubi nga kryeqyteti italian i ka ofruar Fiorentinës tre milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin qendror.

Badelj mund t’i bashkohet Romës

Gjithsesi opsion mbetet edhe shkëmbimi mes kroatit dhe mesfushorit francez të Romës, Maxime Gonalons.

Badelj është gjithashtu edhe në listën e Milanit por Roma duket se ka përparësi për faktin se është në Ligën e Kampionëve.

28-vjeçari ka luajtur këtë edicion në 16 ndeshjet e Serie A ku ka arritur të shënoj edhe një gol. /Telegrafi/