Barcelona ka fituar 2-1 në udhëtim te Villareali në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Pas vetëm 26-të minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Samuel Chukwueze që u asistua nga Pau Torres.
Por, dy minuta më vonë, Antoine Griezmann i barazoi shifrat në 1-1 me një shërbim nga Oscar Mingueza.
💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥 BOOM! @ANTOGRIEZMANN GIVES BARÇA THE LEAD! 1-2! #VILLARREALBARÇA pic.twitter.com/Fe0SupMRf3
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 25, 2021
Sulmuesi francez nuk u ndal me kaq dhe e përmbysi rezultatin në 2-1, duke i dhënë kështu epërsinë skuadrës katalunase në minutën e 35-të.
Në 45 minutat e dytë, Villareali mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas lojë së rrezikshme që shfaqi.
You know the drill … 🔥 @AntoGriezmann pic.twitter.com/rXCkyrRcqL
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 25, 2021
Në minutën e 65-të, Trigueros bëri një ndërhyrje horror në Lionel Messin, derisa gjyqtari e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq.
Ylli argjentinas arriti disi të marrë vetën, pasi mbeti i shtrirë për dy minuta në tokë.
🟥 STRAIGHT RED CARD FOR MANU TRIGUEROS! VILLARREAL DOWN TO TEN MEN! #VillarrealBarça
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 25, 2021
Katalunasit arritën të dalin triumfues nga ky takim, duke mbajtur edhe më tej gjallë shpresat për titull.
Pas javës së 33-të, Barcelona është në vendin e tretë me 71 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, derisa ka dy më pak se Atletico Madridi. /Telegrafi/