Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca ka vendosur për të ardhmen e tij.
Edhe pse është shkruar shumë për një largim të mundshëm nga Milani, si duket Bacca do të mbetet në ‘San Siro’.
Ka qenë vetë sulmuesi që ka konfirmuar se do të qëndroj te Milani dhe beson se do të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
“Është folur shumë për mua dhe janë thënë shumë gjëra të pavërteta. Ka pasur oferta të rëndësishme në drejtim timin”, shprehet Bacca.
“Ofertat kanë qenë joshëse por kam vendosur të mbetem te Milani dhe jam i kënaqur me këtë zgjedhje”.
“Dua të stërvitem shumë dhe të arrijmë objektivin madhor që të kthehemi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Bacca. /Telegrafi/