Telegrafi

Bacca siguron tifozët: Do të qëndroj te Milani

Përkundër spekulimeve që flasin për një largim të tij, Carlos Bacca ka siguruar tifozët se ai do të qëndrojë në San Siro.

Rossonerët tashmë kanë arritur që të nënshkruajnë me Andre Silvan, përderisa mendohet se ata janë të interesuar edhe në shërbimet e Nikola Kalinicit të Fiorentinas.

Ky ka qenë një sinjal sipas mediave që Bacca nuk është pjesë e planeve, kurse agjenti i tij madje aludoi për një kalim te Marseille.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Megjithatë, vet Bacca tash ka dalë në një prononcim publik duke mohuar një gjë të tillë.

“Është tregu i transferimeve i hapur dhe tash emra të ndryshme qarkullojnë në media”.

“Jam i qetë dhe i lumtur te Milani. Më pëlqen këtu. Kam tri vjet në kontratën time. Dot ë qëndroj dhe do të jem aty kur stërvitjet të ri-nisin më 5 korrik”, deklaroi Carlos Bacca. /Telegrafi/