Telegrafi

Bacca i qëndron besnik Milanit

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca nuk do të largohet nga Milani.

Ai është rikthyer në Itali pas pushimeve dhe iu është bashkuar skuadrës ku do të shkojë me ta në turneun para sezonal në SHBA.

Ish-anëtari i Club Brugge dhe Sevillës ka qenë i qartë në kërkesat e tij, duke deklaruar se do të qëndrojë te Milani.

“Unë kam një kontratë katër vjeçare me Milanin dhe jam i lumtur këtu. Aktualisht jam duke menduar vetëm për Milanin dhe asgjë tjetër”, shprehet Bacca.

“Koha për të luajtur në Evropë do të vijë shumë shpejtë. Së pari do të flas me klubin pastaj të shohim”.

Ai ka thënë se nuk ndihet në presion pas zërave në media për një largim të mundshëm të tij.

“Jam i qetë dhe nuk ndihem në presion. Kam punuar gjithmonë për të dhënë më të mirën nga vetja dhe kështu do të ndodh edhe këtë sezon”, deklaroi sulmuesi fantastik i Milanit. /Telegrafi/