Site icon Telegrafi

“Bacca nuk vinte, e vetmja mundësi ishte ta kidnapoja”

David Gold ka folur për sagën e gjatë të transferimit të Carlos Baccas te West Ham.

Kryetari i klubit anglez ka treguar një prapavijë interesante për Carlos Baccan, për të cilin ka thënë se mënyra e vetme për ta sjell në Angli ishte ta kidnaponte atë.

“Ai nuk erdhi te ne as për dashuri as për para”, ka thënë David Gold për mediat angleze, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu PSG konsideron transferimin e Baccas

“E vetmja mundësi tjetër ishte për ta kidnapuar atë”, përfundoi kryetari i West Ham.

Ndryshe, pasi klubi anglez nuk arriti të transferoj sulmuesin e Milanit, u kthye nga Simone Zaza, të cilin e mori nga Juventus, por deri më tani është nën pritshmëri. /Telegrafi/

Exit mobile version