Telegrafi

Bacca konfirmon se po shqyrton ofertat e klubeve tjera

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca, ka konfirmuar se një numër i madh i klubeve kanë shprehur interesim për të.

Sipas raportimeve të fundit, West Hami është afër transferimit të kolumbianit, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Roma e disa klube tjera nga Premier Liga, Serie A dhe La Liga.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“E ardhmja ime është në duart e Zotit. Të gjithë e dijnë se kam kontratë katërvjeçare me Milanin. Ka oferta dhe interesime nga klube në Angli, Spanjë, Itali, Francë dhe Gjermani. Nuk është e lehtë të vendoset. Kemi kohë, jemi të qetë. Përfaqësuesit e mi janë në bisedime me klubet dhe Milanin”, ka thënë futbollisti për “AS”, transmeton koha.net.

29-vjeçari kaloi te Milani sezonin e shkuar pas largimit nga Sevilla.