Carlos Bacca ka vendosur të largohet nga skuadra italiane, Milan.
Pas transferimeve të shumta të Milanit, Bacca më nuk shihet si një futbollist i formacionit bazë.
Kësisoj kolumbiani ka konfirmuar se do të largohet nga ‘Rossonerët’ gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Milan ka pranuar disa oferta nga Turqia për sulmuesin por që i cili nuk i ka pranuar ato.
E përditshmja franceze L’Equipe ka bërë me dije se kolumbiani kërkon t’i bashkohet gjigantit francez Olympique Marseille.
Milan kërkon së paku 20 milionë euro nga shitja e ish-anëtarit të Sevillës.
Gjithsesi në garë për të mbetet edhe skuadra angleze West Ham United. /Telegrafi/