Telegrafi

Bacca drejt PSG-së

Lajmet e fundit që vijnë nga Franca thonë se Paris St Germain janë duke menduar që të ofrojnë në skuadër Carlos Baccan.

Sulmuesi i Milanit në sezonin e parë në Serie A pati paraqitje të mirë ku shënoi 18 gola.

Trajneri i ri i PSG, Unai Emery, e pëlqen shumë kolumbianin pasi së bashku ishin te Sevilla.

Lexo po ashtu Transferimet

Francezët kërkojnë një zëvendësues të Zlatan Ibrahimovicit, pasi ky i fundit ka kaluar te Manchester United.

Pas sulmuesit janë vënë edhe Barcelona dhe West Ham United. /Telegrafi/