Bacary Sagna i ka kërkuar Arsenalit që të shqyrtojë një lëvizje për ish-mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Francezi mund të kthehet në futboll vitin e ardhshëm pasi ndalimi i tij për doping u reduktua në 18 muaj.
Megjithatë, Juventusi është në prag të ndërprerjes së kontratës së tij.
Ndërsa 31-vjeçari përballet sërish me një të ardhme të pasigurt, ish-lojtari i Topçinjve, Sagna beson se ai duhet t’i bashkohet Arsenalit.
“Do të doja ta shihja atë (Pogban) në Arsenal, do të ishte mirë…”, deklaroi ai.
“Arsenali ka një ekip të ri dhe të freskët dhe unë e shoh atë duke performuar me fanellën e Arsenalit”.
“Ai do të marrë dashuri nga tifozët e tyre”, deklaroi më tej Sagna. /Telegrafi/