Barcelona ka fituar edhe ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, këtë herë me rezultatin 3-1.
Edhe pse katalunasit nuk fituan me rezultat të thellë, ata ishin dukshëm më të mirë në fushën e lojës.
Golin e parë në takim e shënuan mysafirët me anë të Raul De Tomas në minutën e 24, por nuk kaloi shumë dhe rezultati u barazua, ishte Gerard Pique (38′) ai që dërgoi skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.
Barçën në epërsi e kaloi Lionel Messi (51′) nga pika e bardhë, ndërsa argjentinasi ishte afër të shënojë edhe nga gjuajta e lirë në minutën e 70-të.
Goli i qetësisë erdhi nga Luis Suarez në minutën e 82-të, uruguaiani shënoi pas asistimit nga Ivan Rakitic.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 63 pikë, ndërsa Vallecano vazhdon e parafundit me 23 pikë.
Në xhiron e ardhshme Barça luan kundër Real Betisit, ndërsa Rayo ndaj Villarrealit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=__GBK0qi12c
https://www.youtube.com/watch?v=d8xbmCjqSDc
https://www.youtube.com/watch?v=Q2y-pQ3xdbk