Telegrafi

“Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat arrin 20 milionë klikime në YouTube për vetëm pak ditë

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së re “Baby, I’m Jealous”.

Ajo dhe reperja Doja Cat një javë më parë lansuan projektin e tyre të ri njëherësh të parin bashkëpunim.

Kënga u prit mjaft mirë nga fansat e dy artisteve, ndërsa vetëm për pak ditë ka arritur të mbledh mbi 20 milionë klikime në platformën YouTube.

Suksesin e ka ndarë me fansat vet ylli shqiptar, teksa ia ka bashkangjitur një fotografi provokuese, duke vënë në pah gjoksin atraktiv.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

“Duke festuar 20 milionë klikimet e Baby, I’m Jealous. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Ndërsa ky është projekti i parë i Bebes i lansuar gjatë vitit 2020, pasi ishte në pauzë për një kohë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Theksojmë që “Baby, I’m Jealous” njëherësh është edhe kënga e parë e albumit të biondes, i cili pritet të prezantohet në treg së shpejti. /Telegrafi/