Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, nuk e ka ndërmend të ndalet me të reja nga karriera profesionale.
Ajo gjatë ditës së djeshme (e diel) ka bërë të ditur se ka një lajm special për fansat, të cilin e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram.
Bëhet fjalë për duetin mes saj dhe Doja Cat, të cilat kanë vendosur që të bashkojnë forcat së bashku.
“Baby Im’m Jealous” mban titullin kënga e tyre, për të cilën ajo ka treguar se do të lansohet ditën e premte.
Fansat e dyshes pas këtij lajmi kanë shpërthyer me komente pozitive, duke thënë se ato janë një dyshe perfekte për bashkëpunim.
Edhe para disa javësh në rrjet kanë qarkulluar disa imazhe të dyshes, ndërsa dilnin nga skenat e xhirimeve. /Telegrafi/