Ajo është ndër rep-artistet e cila që në paraqitjen e parë ka arritur të grumbullojë mijëra fansa.
Bëhet fjalë për Gordana Kingji, e cila në botën e industrisë muzikore njihet sikurse Baby G, emër ky që ka bërë vend në estradë.
Sidoqoftë, kohëve të fundit bukuroshja bionde nuk ka pasur prurje të reja, ndërsa pozat atraktive nuk i ka lënë anash.
Në disa video në publikuara në Instastory, artistja është shfaqur duke bërë disa lëvizje provokuese, ndërsa theksonte linjat trupore.
Baby G është mjaft aktive në stërvitjet e ndryshme në palestër, çka i kanë ndihmuar asaj t’i formësojë edhe më shumë asetet.
Para dy muajsh, ajo në bashkëpunim me Escobars dhe Grido lansuan këngën “Kuq e Zi”, që u prit mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/