Telegrafi

Baby G thotë se ndjen kënaqësi kur shkon në universitet (Foto)

Këngëtarja e labelit “ON Records” Baby G, ka fituar simpatinë e publikut që me paraqitjen e saj të parë.

Ndonëse kishte mungesë në të folurit shqip rrjedhshëm, ajo është pëlqyer për format e saj dhe trupin joshës, ndërsa është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Aktualisht ajo ndodhet në Londër ku edhe vazhdon studimet, ndërsa merret edhe me muzikë.

Baby G numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, përmes së cilëve ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory, duke i prezantuar ndjekësit me universitetin e saj në Londër, në të cilin po vazhdon studimet.

“Kënaqësi të vi dhe të vizitoj universitetin tim”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/