Ndonëse nuk është shumë aktive në prurjet muzikore, pozat provokuese janë më se të shpeshta nga ajo.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Baby G, e cila gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ardhur me disa provokuese, të cilat nuk janë të pakta nga ana e saj.
E veshur me një palë bikini rozë, artistja është parë nga një ballkon, teksa në rend të parë ka vënë të pasmet e tonifikuara.
Ajo kishte vendosur që kësaj radhe të mos përdor makijazh, ndërsa flokët e gjata i ka lënë të lira mbi shpinë.
Theksojmë se projekti i saj i fundit erdhi para dy muajsh, “Kuq e zi”, që erdhi në bashkëpunim me Escobars dhe Grido. /Telegrafi/