Gordana Kingji apo siç njihet për publikun me emrin artistik, Baby G, është mjaft e pëlqyer nga publiku.
Javë më parë ajo ka bërë të ditur se bashkë me të dashurin e saj do të hapin një studio në Tiranë. Kjo studio e tyre do të jetë mundësi e mirë edhe për artistët e rinj, të cilët dëshirojnë të punojnë me këngëtaren shqiptare.
Ndërkaq së fundmi, përmes disa postimeve të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Gordana tregon vendin ku po ndërtohet studioja dhe si do të duket.
“Jeni gati, e para prej më të mirave”, ka shkruar ajo krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Ndër tjerash, Baby G së shpejti pritet të publikojë projektin e ri muzikor në bashkëpunim me të dashurin . “It’s me”, mban titullin kënga e fundit me të cilën bëri edhe rikthimin në skenë pas një pauze të gjatë.
Theksojmë se këngëtarja shqiptare për herë të parë prezantoi të dashurin e saj për Ditën e të Dashuruarve. /Telegrafi/