Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është liruar nga burgu.
Ai u arrestua nga policia më 17 tetor të vitit të shkuar, në një dhomë hoteli, ku kishte me vete pistoletë pa leje.
Teksa është liruar nga qendra e burgimit në Fushë-Krujë, reperi është pritur në dalje të objektit nga familjarët dhe e fejuara e tij, Keisi.
Mirëpo e pranishme për ta mirëpritur atë gjatë lirimit, ka qenë edhe kolegia e tij, këngëtarja nga Kukësi, Baby G.
Kjo e fundit ka publikuar në InstaStory një imazh, ku shfaqet teksa mbërrin te qendra e burgut, për ta pritur lirimin e kolegut të tij.
“Stresi i lirë. Ne po e presim vëllanë tim”, ka shkruar ajo në përshkrimin e kësaj fotografie të ndarë me fansat. /Telegrafi/