Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që numëron ndjekës të shumtë në Instagram.
Fjala është për këngëtaren Baby G, e cila vetëm në Instagram numëron 526 mijë njerëz.
Biondja shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndonëse nuk mungon as me poza provokuese.
Një të tillë e ka ndarë gjatë ditës së sotme (e mërkurë), në të cilën shfaqet atraktive në bikini blu.
“Ditët për bikini akoma nuk kanë mbaruar”, ka shkruar ajo.
Komplimentet ndërkohë nuk munguan krahas fotografisë duke e përgëzuar për linjat tërheqëse trupore.
E fundit këngë e publikuar nga Baby G mban titullin “Kuq e Zi”, të cilën e solli në korrik në bashkëpunim me Escobars dhe Grido. /Telegrafi/