Site icon Telegrafi

Baby G publikon video duke u argëtuar me hitin e Dhuratës

Dhurata Dora, Baby G (Instagram/dhuratadora/babygee)

Jo vetëm fansat e muzikës janë duke e pëlqyer në masë të madhe projektin më të fundit të Dhurata Dorës.

Bashkëpunimi i këngëtares nga Kosova me Soolking, “Zemër”, është bërë sensacion dhe për më pak se një javë nga lansimi, videoklipi është shikuar mbi 20 milionë herë në YouTube.

Dhe derisa fansa të shumtë publikojnë video të tyre duke e shijuar këngën e re, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Baby G.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Baby G

Ajo e ka publikuar në Instagram një video teksa argëtohet nën ritmet e këngës “Zemër” dhe në përshkrimin e ka etiketuar Dhuratën.

Dhe natyrisht për mirësjellje, kolegia e saj ia ka kthyer me fjalën: “Zemër”, pikërisht ashtu siç është edhe titulli i këngës. /Telegrafi/

Exit mobile version