Telegrafi

Baby G publikon videoklipin e “Rap Song”

Pas një mungese të shkurtër në industrinë muzikore, këngëtarja dhe njëherësh reperja Baby G ka publikuar këngën e saj më të re.

Projekti i saj i fundit ka qenë komplet i zhanrit hip-hip, të cilin artistja e ka sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe kënga e saj e fundit e cila titullohet “Rap Song” i takon po të njëjtit zhanër, e të cilin Baby G ka filluar ta praktikojë që një kohë të gjatë.

 

Realizimin e gjithë kësaj pune të palodhshme e kanë bërë producentë Mistralboy dhe Sebastien Drwila, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Marcolino.

Videoklipi i “Rap Song” kësaj radhe është xhiruar në vendin ku ajo jeton, saktësisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku shfaqet tejet me stil.

Ndjekësit e saj e kanë pritur tejet mirë këtë projekt duke komentuar dhe duke i uruar asaj sukses të mëtutjeshëm./Telegrafi/