Këngëtarja shqiptare, Baby G, ka paralajmëruar projektin e ri të saj.
Bukuroshja që tash e sa kohë po bëhet gati për klipin e ri për këtë verë, ka plan projekt edhe më të madh.
Gjithnjë sipas një postimi në rrjetin social InstaStory, ajo ka paralajmëruar se po vjen edhe me një album.
Bukuroshja këtë e bëri teksa në prapavijë dëgjohet edhe artistja e saj e preferuar prej të cilës edhe inspirohet, Cardi B.
Baby G së fundmi publikoi projektin “Mos u Nal”.
Kjo këngë arriti plot 6.2 milionë klikime dhe u pëlqye shumë nga publiku.
Ndër projektet tjera të dëgjuara të saj janë edhe “No Kiss” dhe “Monster”. /Telegrafi/